Bota

Zjarre masive në Kaliforni, ndërpritet energjia elektrike për shkak të flakëve

24 Tetor 2019, 17:15 Nga DOSJA
Zjarre masive në Kaliforni, ndërpritet energjia elektrike për

KALIFORNI- Në Kaliforni më shumë se gjysmë milioni njerëz po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa zjarret kanë nisur  tërbohen. Sipas Departamentit të  Pyjeve dhe Mbrojtjes  zjarri në Kaliforni ka përfshirë 10,000 hektarë tokë dhe është teje e vështirë për t’u shuar.

Një zëdhënëse e ‘California Fire’ tha se: Zjarri po shkon drejt jugut për shkak të erërave të forta. Ajo po drejtohet nga erërat e forta në veri dhe po shkon drejt jugut.

Erërat më të forta pritet të përfshijnë sërish Kaliforninë mbrëmjen e sotme.

 “Duket si në rastin më të keq të saj, Kalifornia e Jugut do të shohë ditë të trishta ku era do të jetë shumë  efortë  prej 55mph. Në disa prej zonave bregdetare erërat mund të arrijnë në 75 kilometra më vonë sot”, tha Forecaster Marc Chenard .

Ndërkohë autoritet përkatëse kanë bërë thirrje për evakuim të banorëve.  Energjia është e shkëputur në 15 qarqe, duke prekur rreth 178,000 njerëz.

Zjarret besohet të kenë filluar në një zonë malore afër Rrugës Kincade dhe Road Burned Mountain.

Në fillim të këtij muaji, zjarret  shkatërruan 4,700 hektarë në veri të Los Angeles, Kaliforni dhe detyruan mijëra të iknin.

A.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kaliforni los angeles nderpritet energjia elektrike zjarre kaliforni los angeles nderpritet energjia elektrike zjarre

Sondazh

Poll