Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti/ Daja i të miturit: Na e dhanë djalin në koma! Vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho

Sipas tij, mjekët bënë të pamundurën për ta shpëtuar, por mëlçia e të miturit ishte helmuar nga mbidoza e anestezisë.

5 Tetor 2023, 12:00 Nga a.l
Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti/ Daja i të miturit: Na e dhanë
Foto ilustruese

TIRANË- Daja i të miturit në Tiranë, që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tekdentisti ka bërë pretendime të rënda lidhur me rastin. Ai tha se Roland dhe Ina Xhaxho, babë e bij të cilët punonin në klinikën e tyre private e kanë mbajtur në sallën e operacionit  për 4 orë 3-vjeçarin,i cili për shkak të mbidozës së anestezisë ka rënë në gjendje kome. Sipas tij, mjekët bënë të pamundurën për ta shpëtuar, por mëlçia e të miturit ishte helmuar nga mbidoza e anestezisë.

"Jam daja i djalit, kishte 3-4 dhëmbë të prishur, na ankohej se nuk hante bukë. Pyetëm shumë veta me anestezi, mjekë zemre, shkuam te Roland Xhaxho dy tre herë, bashkë me gocën i kanë trajtuar 14 dhëmbë djalit, e mbajtën 4 orë në sallë dhe na e dha çunin në gjendje kome, të rënduar. Na tha që ishte një gjendje normale për shkak të anestezisë. Kur e çuam te pediatria e futën direkt te reanimacioni pa puls. Mjeket bënë ta pamundurën, thanë se nëse do e kishim çuar më parë do kishte shpëtuar, i ishte helmuar mëlçia. Vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, do të bëjmë të pamundurën që ai të mos e kalojë kaq lehtë", tha daja. 

tirane vdes 3-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll