Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti/ Gjyshi i të miturit: Mjeku na tha për 10 minuta do i dalë narkoza, s'na hapte telefonin

I mituri është dërguar në shtëpi, pasi mjeku tha se pas 10 minutash do të kthehet në gjendje normale, pasi ishte nën efektin e anestezisë.

5 Tetor 2023, 11:46 Nga a.l
Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti/ Gjyshi i të miturit: Mjeku na tha
Gjyshi

TIRANË- Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tek dentisti ka bërë pretendime të rënda lidhur me rastin. Ai shprehet se djali ka qenë në gjendje shumë të mirë nuk ka patur ndonjë problem më parë. I mituri është dërguar në shtëpi, pasi mjeku tha se pas 10 minutash do të kthehet në gjendje normale, pasi ishte nën efektin e anestezisë. Por minutat kaluan shpejtë, dhe siç tregon gjyshi i të miturit gjendja e tij filloi të përkeqësohej. Kërkuan për ndihmë por mjeku nuk e hapi telefonin. 

"Nuk ka patur probleme më parë. Kemi bërë kallëzim, ne kërkojmë që ai të dënohet. Nga shteti në rast të kundërt mos na shkatërroni ne. As policia e Shtetit as Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë problem por kanë vepruar fshehur për interesa të tyre. Duam drejtësi. Djali ka qenë në gjendje shumë të mirë nuk ka patur ndonjë problem më parë. E dërguam në shtëpi, sepse mjeku na tha se nuk ka problem se rreth 10 minuta 30 minuta i kalon narkoza tha se nuk ka problem. Djali ka ndenjtur në shtëpi, filloi të zverdhej ishte në koma. Filloi temperatura 39.5 e morëm mjekun në telefon se hapte as telefonin që ta pyesnim çfarë të bënim", tha gjyshi. 

vdes 3 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll