Aktualitet

VIDEO/ Tritol lokalit te 'Komuna e Parisit', pronarët: Nuk kemi konflikte, s'dimë kush është autori

Si pasojë e shpërthimt janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar.

5 Tetor 2023, 11:30 Nga r.ll
VIDEO/ Tritol lokalit te 'Komuna e Parisit', pronarët: Nuk kemi
pamje nga vendngjarja

TIRANË-Mëngjesin e ditës së sotme një sasi lënde plasëse i është vendosur një lokali në Tiranë. Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në rrugë "Prokop Mima" dhe lokali ishte në pronësi të një gruaje.

Si pasojë e shpërthimt janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar. Pronarët e lokalit nuk e kanë raportuar menjëherë në polici kur e kanë konstatuar. Ata kanë mohuar që të kenë probleme me persona të tjerë dhe nuk dinë se kush mund të jetë autori. Ndërkohë në pikën ku është vendosur tritoli nuk ka kamera sigurie.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 05.10.2023, rreth orës 10:10, është marrë njoftim se në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar.

/Dosja.al

tritol lokalit ne tirane tirane

Sondazh

Poll