Aktualitet

Padia e Belerit, Goro del nga SPAK: Dhashë shpjegime për një çështje në hetim

Beleri i referohet Auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve prej drejtuesve të Bashkisë Himarë në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.

5 Tetor 2023, 09:52 Nga A.B
Padia e Belerit, Goro del nga SPAK: Dhashë shpjegime për një
Jorgo Goro

TIRANË-Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur ditën e sotme në SPAK, që në orën 09.40. Ndaj tij janë bërë dy kallëzime penale dhe njëra prej tyre është dorëzuar nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili nuk ka marrë detyrën pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve me akuzën e blerjes së votave.

Beleri i referohet Auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve prej drejtuesve të Bashkisë Himarë në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.

Pas daljes nga SPAK, Jorgo Goro tha:

"Isha si çdo qytetar për të dhënë shpjegime për një çështje në hetim. Nuk flas dot më tepër"

Kallëzimi i bërë nga Beleri:

KALLËZUES: Dhionisios Alfred Beleri, i biri i Petros dhe Kasiani, dtl. 09.08.1972, lindur dhe banues në Himarë, me shtetësi shqiptare dhe greke, aktualisht ne masën e sigurimit "arrest ne burg".

OBJEKTI: Ndjekjen penale për veprën penale "Shpërdorim i detyrës", "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet, 248, 258 të Kodit Penal.

TE KALLEZUAR: Jorgo Goro ish Kryetari i Bashkisë Himarë, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor,  Arqile Bollano, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Mirëmbajtjes, Gentian Stratoberdha Drejtues i Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit.

Unë kallëzuesi, Dhionisios Alfred Beleri Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, kam marrë dijeni për raportin përfundimtar të Auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën nga data 01.10.2019 deri më 31.05.2021.

Kam konstatuar se ky raport ka evidentuar një numër të madh të shkeljes së ligjeve prej drejtuesve të Bashkisë Himarë që vijojnë të jenë në detyrë si edhe specialistëve dhe punonjësve të ndryshëm që konsistojnë veçanërisht në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin apo mos marrjen e masave për ndëshkimin e shkeljeve të mëparshme për subjekte të caktuar që kanë ndërtuar pa leje apo kanë detyrime financiare ndaj bashkisë Himarë.

Konkretisht :

1- Në pasqyrat financiare të vitit 2020, gjendja e llogarisë debitorë 468 "Debitorë të ndryshëm", paraqitet me vlerë kontabël 137,747,839 lekë. Gjendja e kësaj llogarie për këtë vlerë është e pa ndryshuar nga viti 2019. 

jorgo goro

Sondazh

Poll