Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali/ Po punonte tokën, 66-vjeçari shqiptar bllokohet poshtë mjetit, ndërron jetë në vend

Shqiptari nuk ishte i punësuar në ndonjë kompani të specializuar, por punonte vetë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

5 Tetor 2023, 11:05 Nga a.l
Aksident i rëndë në Itali/ Po punonte tokën,
Foto ilustruese

ITALI- Një aksident  tragjik ka ndodhur në Itali, me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari shqiptar. Rrok Gjoni ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në via Lago di Bolsena në lagjen Matigge di Trevi. 

Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, teksa 66-vjeçari ishte duke punuar tokën me një mjet bujqësor, kur ka mbetur i bllokuar poshtë mjetit dhe ka ndërruar jetë në vend. 

Shqiptari nuk ishte i punësuar në ndonjë kompani të specializuar, por punonte vetë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

 

rrok gjoni

Sondazh

Poll