Aktualitet

Banorët e fshatit Mezhgoran në protestë: Po na vjedhin ujin dhe rrugën, deputetët vijnë vetëm për votat

Banorët thonë se asnjë deputet nuk i ka vizituar përveçse në kohë fushate.

5 Tetor 2023, 10:10 Nga r.ll
Banorët e fshatit Mezhgoran në protestë: Po na vjedhin ujin dhe
foto nga protesta

TEPELENË- Banorët e fshatit Mezhgoranit në Tepelenë po protestojnë ditën e sotme ku denoncojnë se po ju vidhet uji. Mësohet se policia ka shoqëruar në polici 7 persona lidhur me këtë protestë, pasi nuk kanë lejuar kalimin e mjeteve të rënda.

Banorët janë shprehur se edhe rruga po shkatërrohet nga makineritë e mëdha që kalojnë përmes fshatit. Ata thonë se asnjë deputet nuk i ka vizituar përveçse në kohë fushate.

"Ketu do derdhet gjak nese nuk jepet zgjidhje. Deputetët vijnë vetem për votat. Kryetari i bashkisë e kemi kontaktuar dhe nuk ka dhënë zgjidhje." ka thënë një nga banoret.

Banorët gjithashtu kanë nxjerrë si person përgjegjës për këtë situatë gazetarin Mero Baze.

"Individi që përfiton nga kjo histori është Mero Baze. Po nderton nje biznes në fshatin Peshtan, do shfrytëzojë ujin tonë të pijshëm.", shprehet një tjetër. Rreth 150 forca policore kanë mbërritur në fshatin e vogël për këtë protestë, duke nxitur edhe më shumë përplasjen me banorët.

banoret e fshatit mezhgoran në protestë

Sondazh

Poll