Zbllokohet gara për Prokuror të Përgjithshëm, Administrativja rrëzon Lulzim Alushajn. Avokati: KLP shkeli afatet (VD)
25 Tetor 2019, 08:15Nga DOSJA
TIRANË- Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Lulzim Alushaj u përball sot me gjykatën Administraitive. Alushaj u skualifikua nga gara për kryeprokuror, por këtë vendim ai e ankimoi, por Gjykata Administrative rrëzoi padinë e tij.
Në seancën e zhviluar sot Gjykata Administrative mori vendimin për të rrëzuar padinë e Lulzim Alushajt, duke zhbllokuar garën për Prokuror të Përgjithshëm.
Sipas informacioneve mësohet se Alushaj në nisje të seancës i ka kërkuar trupit gjykues se jo ta rikthejë në garë por të shfuqizonte të gjithë procedurën e garës, pasi KLP nuk ka zbatuar afatin 45-ditor për të verifikuar kandidaturat, duke akuzuar këtë të fundit se ka shkelur ligjin.
Gjykata i ka rrëzuar këto pretendime, por kandidati për Kryeprokuror nuk ka qenë dakord, dhe pas seancës deklaroi që vendimi do të sjell një precedent të rrezikshëm.
Përballja e tij me gjykatën ka disa javë që ka nisur, pasi seanca në ngarkim të tij është shtyrë disa herë. Seanca e kalaur u shty pasi mungonte një prej gjyqtarëve të çështjes, i cili kërkoi leje pasi kishe një problem familiar.
Avokati Lulzim Alushaj u skualifikua nga KLP nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist. Alushaj e ankimoi vendimin për përjashtimin nga gara duke paditur Këshillin e Lartë të Prokurorisë në “Administrative.”
Vendimi për Alushajn po mban peng edhe procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Kjo pasi deri në dhënien e një vendimi për të, procesi nuk mund të avancojë. Përveç tij, kandidatë të tjerë për postin e kryeprokurorit janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja e përkohshme aktuale Arta Marku.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Sot është konfirmuar në detyrë nga KPK-ja prokurorja e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj. Trupa gjykuese e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu m...
Durrës– Pak minuta më parë ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Durrës, ku një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Mësohet se ngjatje e rëndë ka ndod...
TIRANË– Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shen...
Krujë- Pak ditë më parë u publikua historia e rëndë në fshatin Brret Krujë, prej 15 vitesh dhunohen seksualisht dy gra me probleme mendore. Dy motrat Lindita 40...
Tiranë– “Air Albania” më 30 shtator nisi fluturimin e parë me avionin “Migjeni”, me destinacion Bolonjën e Italisë. Një reklamë e madhe u bë nga ana e qeverisë ...
Durrës- Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë Fation Xhezairi, 34-vjeç, pasi ishte në kërkim nga autoritet italiane për trafik droge. Xhezairi rezul...
Tiranë- Me jetë është kërcënuar Agron Tufa, së bashku me familjarët e tij dhe avokatin. Kërcënimi i është bërë në Facebook në të cilin shkruhet se ai duhet zhdu...