Vrau padashje 15-vjeçarin në Lezhë, në kërkim prej 9 vitesh, arrestohet në Francë ish-polici
25 Tetor 2019, 08:50Nga DOSJA
FRANCË– Arrestohet pas 9 vitesh ish-polici Skënder Seferi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një 15-vjeçari.
Seferi u dënua me 5 vite burg në vitin 2015 për vrasje nga pakujdesia, dhe ishte shpallur në kërkim. Gjatë kohës së hetimeve për vrasjen, ish-polici u arratis me familjen në Francë.
I mituri Armando Skandaj u vra në vitin 2010 në Lezhë, gjatë një operacioni në zonë për kapjen e dy personave. Ardit Skandaj, vëllai i Armandos, kishte vjedhur me armë tre shtetas malazezë në kryqëzimin e Kallmetit.
Vjedhja, sipas Prokurorisë së Lezhës, kishte ndodhur më 15 korrik, ndërsa me 17 korrik, policia u vu në ndjekje të makinës së Skandajt dhe në Urën e Cenit i ka bllokuar rrugën me mjete, një motor dhe një makinë policie. Të kërkuarit dhe nuk i ishin bindur patrullës së policisë dukë bërë që këta të fundit të qëllojnë.
Mosbindja e tyre ka bërë që efektivët e policisë të qëllojnë drejt makinës, në të cilën po udhëtonte edhe 15-vjeçari Armando Skandaj, i cili mbeti i vrarë.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Lulzim Alushaj u përball sot me gjykatën Administraitive. Alushaj u skualifikua nga gara për kryeprokuror, ...
Tiranë- Sot është konfirmuar në detyrë nga KPK-ja prokurorja e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj. Trupa gjykuese e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu m...
Durrës– Pak minuta më parë ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Durrës, ku një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Mësohet se ngjatje e rëndë ka ndod...
TIRANË– Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shen...
Krujë- Pak ditë më parë u publikua historia e rëndë në fshatin Brret Krujë, prej 15 vitesh dhunohen seksualisht dy gra me probleme mendore. Dy motrat Lindita 40...
Tiranë– “Air Albania” më 30 shtator nisi fluturimin e parë me avionin “Migjeni”, me destinacion Bolonjën e Italisë. Një reklamë e madhe u bë nga ana e qeverisë ...
Durrës- Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë Fation Xhezairi, 34-vjeç, pasi ishte në kërkim nga autoritet italiane për trafik droge. Xhezairi rezul...
Tiranë- Me jetë është kërcënuar Agron Tufa, së bashku me familjarët e tij dhe avokatin. Kërcënimi i është bërë në Facebook në të cilin shkruhet se ai duhet zhdu...