Aktualitet

U përplas nga traktori teksa punonte tokën, vdes shqiptari në Itali

Raportohet se 66-vjeçari ishte duke punuar me frezën e traktorit kur u përplas papritur nga mjeti.

4 Tetor 2023, 20:06 Nga f.i
U përplas nga traktori teksa punonte tokën, vdes shqiptari në
foto ilustruese

ITALI- Një 66-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë në komunën e Trevit, Itali. Mediat e huaja raportojnë se 66-vjeçari ishte duke punuar me frezën e traktorit kur u përplas papritur nga mjeti.

Ai është shtypur nga traktori teksa ishte duke punuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e njësisë së Folignos, karabinierët e stacionit lokal dhe autoambulanca, por për fat të keq për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë më.

vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll