Aktualitet

‘Vettingu ka të meta’, Ngjela nxehet keq me ish-prokuroren Sevdari: Merru me ta, ç’më duhet mua?

25 Tetor 2019, 07:29 Nga DOSJA
‘Vettingu ka të meta’, Ngjela nxehet keq me ish-prokuroren

TIRANË– Ish-prokurorja Antoneta Sevdari është përplasur me avokatin Spartak Ngjela për Refomën në Drejtësi.

Gjithçka nisi kur ish-prokurorja Sevdari tha se ndien keqardhje se si po e trajton rastin e saj sepse ai ka qenë edhe zv-ministër i Drejtësisë. Pikërisht kjo ka qënë fjalia që ka nxehur debatin mes të dyve.

DEBATI NË STUDIO:

Sevdari: Mu duk shumë fyese mënyra se si iu drejtua rastit tim zoti Ngjela. Më vjen shumë keq se ka qënë edhe viktimë padrejtësia.

Ngjela: Ju e konsideroni veten në burg?

Sevdari: Shteti ka kumbur që jam jashtë sistemit të drejtësisë.

Ngjela: Zonjë fito gjyqet. S’na e tregove për çfarë të shkarkuan

Sevdari: Unë jam shkarkuar vetëm sepse ish-bashkëshorti im para martese nuk provonte dot se paguante tatimet. Disa zotërinj aty nuk kanë paguar. Nuk mund të më trajtoni mua ashtu.

Ngjela: Nuk merrem me njerëz në akuzë.

Sevdari: ONM ka thënë që në rastin tim është keqinterpretuar ligji

Ngjela: Merru me ta, ç’më duhet mua?

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari reforma ne drejtesi spartak ngjela antoneta sevdari reforma ne drejtesi spartak ngjela

Sondazh

Poll