Aktualitet

E rëndë/ Babai në Krujë: Dy vajzat me probleme mendore prej 15 vitesh dhunohen seksualisht, s’dihen baballarët e fëmijë

25 Tetor 2019, 07:37 Nga DOSJA
E rëndë/ Babai në Krujë: Dy vajzat me probleme mendore prej

Krujë- Pak ditë më parë u publikua historia e rëndë në fshatin Brret Krujë, prej 15 vitesh dhunohen seksualisht dy gra me probleme mendore. Dy motrat Lindita 40 vjeç dhe Dëshira 35 vjeç janë abuzuar seksualisht nga banorët e zonës, duke sjell në jetë edhe disa fëmijë.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe babai i tyre,  Xhemal Balliu, babai i dy vajzave me probleme mendore, i cili ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

“Të dy vajzat kanë probleme të shëndetit mendor. Të dyja vajzat janë dhunuar seksualisht. Dëshira është nënë e dy fëmijëve. Lindita është nënë e 3 fëmijëve. Ato kanë lindur fëmijë por nuk dihen baballarët. Dy vajzat janë abuzuar seksualisht për 15 vite me radhë.”, është shprehur babai i tyre Xhemal Balliu për Fax News.

Theksojmë se familja jeton në kushte të mjerueshme në një banesë të vjetër. Babai theksoi më tej se një nga vajzat është larguar së fundmi nga banesa pas një debati të ashpër, që sipas tij ajo të mos lëvizte më nëpër fshat.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vajzat e dhunuar seksualisht në krujë xhemal balliu vajzat e dhunuar seksualisht në krujë xhemal balliu

Sondazh

Poll