Sport

Britania e Madhe dhe Irlanda, të vetmet në garë për të organizuar “Euro 2028”

Kandidatura e përbashkët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, është tashmë e vetmja në garë për organizimin e “Euro 2028”. Turqia pret edicionin e vitit 2032 krahas Italisë.

4 Tetor 2023, 15:24 Nga DOSJA
Britania e Madhe dhe Irlanda, të vetmet në garë për të

ANGLI - Oferta e përbashkët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për të pritur “Euro 2028” tani nuk ka kundërshtar. Turqia në fakt e ka tërhequr zyrtarisht dosjen e saj për t'u përqëndruar në organizimin e edicionit të ardhshëm me Italinë, tha UEFA të mërkurën.

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, të cilat kishin hequr dorë nga synimi për të organizuar Kupën e Botës 2030, në favor të organizimit të turneut evropian dy vjet më parë, janë tashmë favoritë të mëdhenj. Për këtë arsye, përcaktimi i dyfishtë i mikpritësve për edicionet 2028 dhe 2032 të Euros duken të fituar.

Turqia, një kandidate e pasuksesshme për të pritur çdo Euro që nga viti 2008, ishte fillimisht në garë për të dy edicionet, por në korrik bashkoi dosjen e saj me atë të Italisë për “Euro 2032”, pa thënë në atë kohë se çfarë do të ndodhte me ambiciet e saj për vitin 2028.

Por UEFA konfirmoi këtë të mërkurë, se Federata Turke e kishte tërhequr kandidaturën e saj për organizimin e “Euro 2028, duke e lënë secilin prej dosjeve të vetëm në garë, për dy edicionet që Komiteti Ekzekutiv i saj do të japë të martën.

Anglia priti më parë “Euro 1996”, ndërsa Italia priti edicionet e 1968 dhe 1980. Turqia nuk e ka pritur kurrë këtë ngjarje, por Stambolli priti finalen e Champions League më 10 qershor. Para këtyre dy edicioneve, sikurse dihet “Euro 2024” do të zhvillohet në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll