Sport

Broja u rikthye, shënoi, por doli i shoqëruar nga mjeku, ja si është gjendja e tij!

Një gol që do ti vlente për të bindur për Pochettino, se mund të ishte ai kura për mungesën e golave te Chelsea. E një mesazh i rëndësishëm për brazilianin Sylvinho, që e priste më shumë dëshirë për ndeshjen vendimtare me Republikën Ceke në 12 tetor. Nuk ishte e thënë, sepse në minutën e 64′ Broja u detyrua të linte fushën e lojës i shoqëruar nga mjeku. I zëvendësuar nga Sterling, ai doli i duartrokitur nga publiku.

4 Tetor 2023, 12:28 Nga DOSJA
Broja u rikthye, shënoi, por doli i shoqëruar nga mjeku, ja si

ANGLI – Goli i shënuar dy ditë më parë nga Armando Broja a ngritur peshë jo vetëm tifozët shqiptarë por edhe atmosferën brenda skuadrës së Chelsea që regjistroi fitoren e parë me dy gola.

Driblime e aksione në progresion, që po jepnin idenë e Brojës më të mirë. Në ndeshjen mes Fulham e Chelsea mbi shkodranin e kombëtares së Shqipërisë ishin edhe sytë e tifozëve kuqezi. E kur shënoi golin e 0-2 britma e clirimit shpërtheu për 22 vjeçarin, që e kishte ëndërruar këtë moment.

Një gol që do ti vlente për të bindur për Pochettino, se mund të ishte ai kura për mungesën e golave te Chelsea. E një mesazh i rëndësishëm për brazilianin Sylvinho, që e priste më shumë dëshirë për ndeshjen vendimtare me Republikën Ceke në 12 tetor. Nuk ishte e thënë, sepse në minutën e 64′ Broja u detyrua të linte fushën e lojës i shoqëruar nga mjeku. I zëvendësuar nga Sterling, ai doli i duartrokitur nga publiku.

Ai pritet të jetë I grumbulluar në listën e Sylvinhos për ndeshjen e Cekisë më 12 tetor dhe ndeshjen e 17 tetorit me Bullgarië po në Tiranë. Sa i përket atij zëvendësimi i shoqëruar nga mjeku i Chelsea-s vetë sulmuesi i kombëtares shqiptare deklaron: “Nuk u dëmtova, thjeshtë një masë paraprake. Kam qenë për shumë kohë jashtë fushave të lojës dhe do të më duhet pak kohë për të arritur formën që të luaj 90 minuta të plota. Thjesht u ndjeva i lodhur dhe për këtë arsye vendoasa të zëvendësohem, për ta konsideruar si masë sigurie,” – siguron Armando Broja, duke qetësuar padyshim veç Pochettinos edhe trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll