Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 34-vjeçari në Durrës, i njohur edhe për sulmin seksual ndaj të moshuarë

25 Tetor 2019, 06:31 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet

Durrës- Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë Fation Xhezairi, 34-vjeç,  pasi ishte në kërkim nga autoritet italiane për trafik droge. Xhezairi rezulton i dënuar me 5.9 vite burg për trafik droge nga Gjykata e Ankonës.

Xhezairi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe sot ka rënë në prangat e Policisë e cila ka bashkëpunuar dhe me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Interpol.

Kujtojmë që  Fation Xhezairi njihet dhe me një ngjarje tjetër në Falconara Marittima pasi në 2011 në gjendje të dehur ka tentuar të sulmojë seksualisht një të moshuar. Për këtë rast ai u dënua me 6 muaj burg në vitin 2011 po nga Gjykata e Ankonas.  Kjo e fundit pas sulmit përfundoi në spital.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fation xhezairi fation xhezairi arrestohet fation xhezairi fation xhezairi

Sondazh

Poll