Sport

Luis Rubiales mbrohet: "Ajo u largua duke qeshur dhe më goditi dy herë në krah"...

Detaje të reja dalin në dritë rreth asaj që deklaroi ish-presidenti i Federatës Spanjole në Gjykatën Kombëtare

4 Tetor 2023, 11:26 Nga DOSJA
Luis Rubiales mbrohet: "Ajo u largua duke qeshur dhe më goditi dy
Luis Rubiales dhe avokatja e tij

SPANJE - Është përfolur shumë për ‘rastin Rubiales’, i cili sjell çdo ditë detaje të reja nga gjithçka ka ndodhur. Sipas portalit 'El Español', ish-presidenti i RFEF-it, ballë për ballë me gjyqtarin në Gjykatën Kombëtare, dha një deklaratë për puthjen me Jenni Hermoso, se ishte "diçka e natyrshme mes dy personave që kanë jetuar së bashku për një kohë të gjatë”. 

Sipas mediave në fjalë, deklarata e Luis Rubiales zgjati saktësisht 54 minuta e 36 sekonda. “Si do të kërkoj falje, nëse të dy ishim super të lumtur?”,- pyeti ai veten. 

Pyetjes nëse ka qenë një puthje konsensuale, ai iu përgjigj: “Por shikoni, e kam bërë edhe me lojtarë, ishte një moment... Të shohim, unë vërtet... Fituam një Botëror, ka shenja të dashurisë. Kjo nuk është se dikush e ka çuar fshehurazi dikë në një zyrë për ta puthur me forcë. Jo. Ishte diçka kaq e natyrshme, në dritën e miliona syve, mes dy njerëzve që jetojnë prej kohësh bashkë."

I pyetur nëse mendon se e respektonte, Rubiales thotë: "Hajde... E kam pyetur më parë! Si të mos e respektoj? Ajo u largua duke qeshur dhe duke më goditur dy herë në krah."

Gjyqtari këmbënguli ta pyeste nëse kishte patur pëlqim me lojtaren para puthjes, për të cilën ish-presidenti u përgjigj se "Unë po përqafoja lojtarët, trajnerin, kur ajo kaloi. Ajo erdhi drejt meje për të më përqafuar. Ne e perqafuar, ajo më përqafoi. Ajo ngrihet dhe unë bëj një gjest që të mos bjerë, e gjitha kjo në një bisedë në të cilën i kujtoj se pa të nuk do ta kishim fituar Kupen e Botës. Pra, e pyes, dhe ajo më thotë në rregull," shpjegon ai.

“Ajo më kap ku të mundet, edhe unë e kapa. Dy-tre minuta më vonë më morën të gjithë dhe më mbuluan. Dhe në atë moment nuk do të thoja që të mos më prekinin. Kishim fituar një Kupë Bote, euforia dhe gëzimi i jashtëzakonshëm që ekzistonte është i papërshkrueshëm", deklaron ai.

"Ndodhi po aq natyrshëm sa kur fiton Lotarinë, ose sikur lufta në Ukrainë ka mbaruar, të fitosh një Kupë Bote, është njësoj. Ajo e tha vetë, më tha se është në rregull," shtoi Rubiales. Dhe përfundon, se Jenni Hermoso “është e pavërtetë kur thotë se kam dy vajza, sepse janë tre”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll