Sport

Philipp Lahm beson në paraqitjen e mirë e Gjermanisë në “Euro 2024”

“Me trajnerin e ri mund të arrijmë në finale për disa muaj”, është i sigurt ai.

4 Tetor 2023, 10:30 Nga DOSJA
Philipp Lahm beson në paraqitjen e mirë e Gjermanisë në

GJERMANI - Legjenda e Bayern Munichut dhe futbollit gjerman, Philipp Lahm, është shprehur optimist për paraqitjen e “Mannschaft” në Kampionatin Evropian të verës së vitit 2024.

Gara e shumëpritur do të zhvillohet në 10 qytete gjermane, nga 14 qershori deri më 14 korrik.

“Mbi të gjitha, ne duam që kombëtarja gjermane të luajë përsëri më mirë. Ndeshja e fundit kundër Francës e tregoi këtë. Shumë shpejt ne mund ta kthejmë entuziazmin tonë”, tha Lahm në Hamburg të marten, gjatë festës së Ditës së Ribashkimit Gjerman.

“Ne nuk ishim të preferuar as në vitin 2006, por arritëm shumë larg për shkak të lojtarëve që arritën të emociononin publikun. Prandaj jam i bindur se me trajnerin e ri mund të arrijmë edhe në finale për disa muaj”, ka shtuar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll