Sport

VIDEO/ Lens i befason britanikët, Arsenalit të Artetës nuk i ndezin “Topat” në Francë...

Në disavantazh 1-0 nga Arsenali, Lens arriti t’i përmbysë “Topçinjtë” duke fituar 2-1. Falë Thomasson dhe Wahi, nënkampionët francezë kalojnë në krye të grupit “B” në Champions League.

4 Tetor 2023, 08:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Lens i befason britanikët, Arsenalit të Artetës nuk i

FRANCE - Ishte çmenduri për të parë, fantastike për t'u dëgjuar dhe ishte edhe më e çmendur nga minuta e 69-të. Pas kthimin e saj të madh në Champions League, 21 vjet më vonë, Lens ka mposhtur 2-1 Arsenalin në stadiumin “Bollaert-Delelis”, duke ëndërruar për bëma më të mëdha në krye të grupit “B”.

Kush do ta kishte besuar këtë skenar pas pesëmbëdhjetë minutash? Arsenali sapo kishte hapur rezultatin përmes Gabriel Jesus (14’), duke i dhënë një goditje fillimit të mirë të francezëve, si dhe moralit të mbështetësve të tyre. 

Por ekipi i Franck Haise u kthye në betejë, i ndihmuar nga Brice Samba. Përcaktues, kapiteni i “Sang et Or” ishte vendimtar kundër Havertz, kur rezultati ishte 0-1 (20’), pastaj shkëlqyeshëm përballë Trossard (49’) dhe Tomiyasu (66’). Sakaq, Lens kishte barazuar në 1-1 nga një mrekulli e Thomasson (25’), duke ngritur nivelin, përpara se të arrinte të pamundurën.

Duke kërcënuar sërish me Abdul Samed, gjuajtja e të cilit dështoi në rrjetën anësore (64’), Lens e përmbysi Arsenalin me Wahi, i cili mori një krosim të përsosur nga Frankowski (69’). Kishte edhe më shumë se njëzet minuta për të përfunduar, Lens ishte afër thyerjes pak para kohës së shtuar, por Gradit bëri një pritje të mrekullueshme (90’). 

Katër minuta më vonë, të gjithë dashamirët e Lens-it dhe futbollit francez mund të bërtisnin me kënaqësi: Lens sapo kishte rrëzuar Arsenalin, deri atëherë i pamposhtur këtë sezon, dhe në të njëjtën kohë zuri vendin e parë në Grupin “B”.

I pasigurt, pasi u godit të shtunën, gjatë fitores së madhe të arritur në Bournemouth (4-0), Bukayo Saka u shfaq në formacionin startues të Arsenalit. Por Mikel Arteta padyshim do të pendohet për vendimin e tij. Sepse nëse anësori ishte vendimtar në këtë takim, duke nisur me saktësi të madhe Gabriel Jesus në portën e “Topçinjve”, ai nuk mundi të kalonte më shumë se gjysmë ore në lojë.

Në tokë, anglezi ndërkombëtar preku pjesën e pasme të kofshës së tij të majtë, përpara se të kërkonte të zëvendësohej nga Fabio Vieira (34’). Lajm shumë i keq për “Topçinjtë”, përballja e radhës është me Manchester Cityt të dielën në ndeshjen e Premierligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll