Sport

VIDEO/ Festivali i golave në Napoli, përfundon me fitoren e Real Madridit

‘Los Blancos’ të Madridit bëjnë detyrën si kampionë, fitojnë 3-2 dhe marrin kreun e grupit.

3 Tetor 2023, 23:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Festivali i golave në Napoli, përfundon me fitoren e Real

ITALI - Ndeshje e madhe në Grupin ‘C’, me Napolin që preti kampionët në fuqi të Real Madridit.  Italianët e Napolit ishin të parët që shënuan. Ostigard ishte autori i një goli me kokë, për 1-0 në minutën e 19-të.

Në vijim të pjesës së pjesën e parë, ‘los blancos’ do të merrnin epërsinë, fillimisht me anë të Vinícius Júnior në minutën e 27-të, i cili me qetësi shfrytëzoi një pasim të Bellingham

Dhe më pas, do të vinte radha e anglezit Jude Bellinghamit të pashmangshëm, përkatësisht në minutën 34-t, që do t'i jepte epërsinë në 2-1 Real Madridit. 

Në fillim të pjesës së dytë, Zielinski barazoi me penallti (54'), në 2-2 për Napolin, rezultat që përsëri do të ndryshonte.

Real Madridi do të përfitonte sërish nga autogol Meret, për t'u rikthyer në epërsi (78') me rezultatin 3-2. Ky rezultati mbeti kësisoj deri në fishkëllimën e fundit. 

Me këtë triumf, i dyti radhazi, Real Madrid tani kryeson i vetëm në Grupin C, me gjashtë pike të plota. Napoli dhe Braga me nga 3 pikë janë në ndjekje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll