Sport

VIDEO / Interi mund minimalisht Benficën dhe regjistron fitoren e parë në Champions!

Pas kësaj ndeshjeje të dytë të grupeve Interi ngjitet në kuotën e katër pikëve aq sa edhe Real Sociedat por që renditet në vendin e dytë.

3 Tetor 2023, 22:36 Nga DOSJA
VIDEO / Interi mund minimalisht Benficën dhe regjistron fitoren e parë

ITALI - Interi dhe Benfika luajtën ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve të Champions League, ku zikaltrit arritën të fitonin e të marrin kështu fitoren e parë të kësaj faze, pas barazimit të ndeshjes së parë me Real Socidat me shifrat 1-1.

Edhe në këtë ndeshje të dytë zikaltrit e Simone Inzaghit ishin shumë të kujdesshëm dhe e zgjidhën takimin vetëm në pjesë e dytë. Në minutën e 62-të një assist i Dumfries u shfrytëzua mjaft mirë nga Thuram për të shënuar golin e vetëm të këtij takimi, por që mjaftoi për t’i dhënë 3 pikët Interit.


Pas kësaj ndeshjeje të dytë të grupeve Interi ngjitet në kuotën e katër pikëve aq sa edhe Real Sociedat por që renditet në vendin e dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll