Sport

Ajaxi e sheh shpëtimin e tij tek ikona e trajningut holandez, Luis van Gaal!

Ajax shkarkoi drejtorin sportiv Sven Mislintat javën e kaluar. "Van Gaal njihet si një nga trajnerët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, me më shumë se njëzet trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Ajax në 1995," njoftoi klubi.

4 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Ajaxi e sheh shpëtimin e tij tek ikona e trajningut holandez, Luis van

HOLLANDE - Eksperti holandez i futbollit Louis Van Gaal do të rikthehet te Ajax në rolin e këshilltarit, njofton klubi i Amsterdamit, i cili është në krizë të madhe. Van Gaal (72), i cili vitin e kaluar njoftoi se vuante nga kanceri i prostatës, do të këshillojë Ajax-in për çështjet e futbollit.

"Unë do të doja të ndihmoja Ajaxin. Jeta ime zhvillohet në Portugali dhe kombinohet mirë me këtë rol si këshilltar i jashtëm," - tha Van Gaal. Ajax është në një nga krizat më të rënda në historinë e tij të gjatë 123-vjeçare, me vendin e 15-të në ligë.

Ajax shkarkoi drejtorin sportiv Sven Mislintat javën e kaluar. "Van Gaal njihet si një nga trajnerët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, me më shumë se njëzet trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Ajax në 1995," njoftoi klubi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll