Sport

Legjenda e Real Madridit, refuzon pankinën e “bluve mbretëror” të Schalkes...

Raul nuk pranoi detyrën e trajnerit të “mbretërve” nga Gelsenkirchen

3 Tetor 2023, 19:33 Nga DOSJA
Legjenda e Real Madridit, refuzon pankinën e “bluve

GJERMANI - Raúl González Blanco, i njohur shkurt si Raul, është një figurë legjendare në futbollin spanjol dhe veçanërisht në familjen e Real Madridit. 

Për momentin, ai drejton ekipin e dytë të "baletit të bardhë", Real Madrid Castilla. Kishte një ofertë që Raul të bëhej kreu i pankinës së Schalke-s gjermane, por specialisti i ri spanjol e refuzoi, raporton “Sport Bild”.

Raul luajti për klubin gjerman në fund të karrierës së tij, por tani preferon të mos kthehet në “Feltins Arena”. Sipas informacioneve të “Sport Bild”, drejtuesit e Schalkes e kanë vënë në shënjestër Raulin dhe besojnë se ai mund t’i nxjerrë nga kriza. Megjithatë, ish-sulmuesi ka vendosur që momenti të mos jetë i përshtatshëm për një lëvizje të tillë.

Raul luajti 2 vjet te Schalke midis 2010 dhe 2012 dhe shënoi 40 gola në 97 ndeshje. Për momentin skuadra nga Gelsenkirchen është në divizionin e dytë të Bundesligës dhe zë vendin e 16-të në renditje, me vetëm shtatë pikë nga tetë raunde. 

Rezultatet e pakënaqshme çuan në largimin e trajnerit Thomas Reiss dhe skuadra aktualisht drejtohet përkohësisht nga Matthias Kreutzer. Sezonin e kaluar, Schalke u rrëzua nga Bundesliga e Parë, ku kaloi vetëm një sezon, pasi u kthye në ligën e parë.

“Sport Bild” thekson se drejtuesit e “bluve mbretërorë” synojnë të emërojnë një trajner të përhershëm deri në fund të pushimit për ekipet kombëtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll