Sport

Skandal në Kroaci, klubi i Dinamos, fsheu një nga “vrasësit” e tifozit grek!

Nacional shkruan në numrin e fundit se 64 anëtarë të delegacionit të Dinamos kanë udhëtuar drejt Greqisë dhe 65 prej tyre janë kthyer nga Athina. Ndeshja mes Dinamos dhe AEK është anuluar për shkak të vrasjes së tifozit grek Michalis Kaczuris.

3 Tetor 2023, 19:41 Nga DOSJA

Skandal në Kroaci, klubi i Dinamos, fsheu një nga

KROACI - E përjavshmja kroate Nacional zbulon se më 8 gusht, pasi u kthye nga Athina, klubi i futbollit Dinamo “kontrabandoi” një nga anëtarët e Bad Blue Boys për shkak të konfliktit në të cilin mbeti i vrarë tifozi i skuadrës greke, Michalis Katzouris.

Nacional shkruan në numrin e fundit se 64 anëtarë të delegacionit të Dinamos kanë udhëtuar drejt Greqisë dhe 65 prej tyre janë kthyer nga Athina. Ndeshja mes Dinamos dhe AEK është anuluar për shkak të vrasjes së tifozit grek Michalis Kaczuris.

Skandal në Kroaci, klubi i Dinamos, fsheu një nga

Sipas Nacional, njeriu shtesë ishte një nga anëtarët e Bad Blue Boys, të cilët ishin pjesë e incidentëve ku mbeti i vrarë një tifoz grek. Sapo nisën arrestimet masive të tifozëve kroatë, huliganin e futën kontrabandë në hotelin ku po qëndronte delegacioni i Dinamos, i dhanë pajisjet pjestarëve të klubit Dinamos dhe më pas e hipën në një fluturim çarter dhe kështu mbërriti në Zagreb.

Sipas Nacional, bëhet fjalë për Dino Kordiq, djali i Zhelko Kordiqit , punonjës dhe deputet i Asamblesë së Dinamos. Ai dyshohet se telefonoi Vlatka Peras, presidenten e drejtuesve të Dinamos në Athinë, dhe ajo dërgoi Miljenko Sakoman dhe Bruno Markoviç për ta marrë atë. Zheljko Kordiq ka konfirmuar gjithçka në polici, shkruan Nacional.

Dino Kordiq, shkruan Nacional, kur policia greke filloi të arrestonte huliganë, u fsheh në një shkurre dhe thirri të atin.

Skandal në Kroaci, klubi i Dinamos, fsheu një nga

“Ai ka telefonuar të atin, i cili ka telefonuar menjëherë Vlatka Peras dhe ka kërkuar ndihmë. Ajo dërgoi kreun e delegacionit, Miljenko Sakoman dhe organizatorin e transfertës, Bruno Markoviq, për të marrë të voglin me taksi. Aty e gjetën krejtësisht të lagur nga frika, e transportuan në hotel dhe e fshehën nga policia. Në mëngjes, e veshën me uniformat e Dinamos dhe e sollën me avion në Zagreb - i tha Nacional një nga disa burime që konfirmuan historinë.

Nacional po ashtu thekson se ka pasur një konflikt mes Vlatka Peras dhe Bruno Markoviqit sepse ai gjoja nuk ka dashur të transportojë Kordiqit dhe ka kërkuar nga Peras konfirmim zyrtar.

-Ajo firmosi që ta sillte vetë në avion - thotë burimi i Nacional.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll