Sport

SURPRIZË! Edhe pse ka veshur fanelën “blaugrana”, mesfushori Kevin-Prince Boateng është një tifoz i Real Madridit...

“Tifozët e Barçës do të më urrejnë, por unë gjithmonë e kam mbështetur Real Madridin”, tha ai.

3 Tetor 2023, 19:20 Nga DOSJA
SURPRIZË! Edhe pse ka veshur fanelën “blaugrana”,

SPANJE - Mesfushori Kevin-Prince Boateng, i cili së fundmi mbrojti ngjyrat e Barcelonës, ka bërë një zbulim të bujshëm.

Doli, që vëllai i Jerome Boateng, ish-lojtar i Bayern Munichut, është një tifoz i Real Madridit. Siç dihet, Kevin-Prince ishte pjesë e skuadrës së katalanasve në vitin 2019, kur erdhi i transferuar nga Sassuolo.

“Kush është ekipi im i preferuar? Nëse më duhej të thoja, se për cilin ekip bëja tifo si fëmijë, ishte Hertha Berlin. Nga këndvështrimi aktual, nëse e them, tifozët e Barçës do të më urrejnë, por unë gjithmonë e kam mbështetur Real Madridin”,- tha ish-reprezentuesi i Ganës.

Kevin-Prince rezultoi një dështim në transfertë, pasi në një gjysmësezon regjistroi vetëm 5 ndeshje pa asnjë gol në to. Ndonëse ka deklaruar qartë anshmërinë e tij ndaj Realit, ganezit nuk i është dhënë asnjëherë mundësia të luajë për “los blancos”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll