Sport

VIDEO / E rrallë, Liverpool publikon komunikimin e VAR-it për golin që ju anullua!

Të dielën, Liverpool lëshoi një deklaratë duke e quajtur gabimin "të papranueshëm" dhe duke pretenduar se "integriteti sportiv ishte komprometuar".

3 Tetor 2023, 18:19 Nga DOSJA
VIDEO / E rrallë, Liverpool publikon komunikimin e VAR-it për golin

ANGLI - Liverpooli ka siguruar audion e dialogut mes gjyqtarit Simon Hooper dhe dhomës VAR mbi golin e anuluar gabimisht të Luis Diaz kundër Tottenham të shtunën.

Skuadra e Liverpool-it që pësoi padrejtësinë në ndeshjen e së shtunës (30/9) tani po shqyrton lëvizjet e tyre për të shfajësuar veten.

PGMOL will send Liverpool the matchday VAR audio from the mistaken Luis Díaz offside call, and the audio will eventually be made public, per multiple reports pic.twitter.com/9Tv2gSZV4M
— B/R Football (@brfootball) October 3, 2023

Një rikujtim se goli i Diazit u anulua gabimisht për shkak të një ngatërrese. Gjithçka filloi në minutën e 34-të me rezultatin 0-0, pasi Salah gjeti Luis Diaz dhe kolumbiani gjeti rrjetën, por goli u anulua përfundimisht për pozicion jashtë loje.

???? The VAR audio between the match officials involved in the VAR controversy during Liverpool's game vs Tottenham WILL be released. pic.twitter.com/vboHuHaLeA
— Anything Liverpool (@AnythingLFC_) October 3, 2023

Edhe pse sulmuesi anësor dukej i mbuluar dhe në pozicion të rregullr, goli i tij nuk llogaritet dhe kjo ishte për të ardhur keq pasi linjat 'korrekte' tregojnë se ishte normale dhe duhej të llogaritej si pozicion i rregull, siç e pranoi PGMOL (komiteti i arbitrave), pas përfundimit të ndeshjes...

PGMOL në shpjegimin e tij zbuloi edhe gafën e pabesueshme të VAR-it të ndeshjes, Darren Egland, teksa konsideronte se vendimi në fushë ishte që goli i Dias ishte numëruar siç duhet nga arbitri! Komisioni i arbitrazhit “foli” për një gabim dhe premtoi se së shpejti përveç videos do të jepte edhe dialogun e arbrbitrave.

The audio of the conversations between the match officials involved in the VAR controversy during Liverpool's defeat at Tottenham will be released.
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) October 3, 2023

Të dielën, Liverpool lëshoi ​​një deklaratë duke e quajtur gabimin "të papranueshëm" dhe duke pretenduar se "integriteti sportiv ishte komprometuar".

Në deklaratë thuhej: “Klubi i Futbollit Liverpool pranon fljen e PGMOL për gabimin. Është e qartë se nuk është bërë zbatimi i duhur i rregullave të lojës, duke rezultuar në cenimin e integritetit sportiv. Ne e pranojmë plotësisht presionin nën të cilin punojnë zyrtarët e ndeshjes, por ata duhet të punojnë për të mirën e sportit."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll