Sport

Kishte mashtruar me identitetin, ish-lojtari i Interit rrezikon të deportohet nga Italia...

Assane Gnoukouri po përballet me skandalin e karrierës së tij, pasi doli e vërteta e mashtrimit të lojtarit afrikan.

3 Tetor 2023, 17:14 Nga DOSJA
Kishte mashtruar me identitetin, ish-lojtari i Interit rrezikon të

ITALI - Futbollisti me origjinë nga Bregu i Fildishtë arriti në ekipin e Interit, pas paraqitjeve të tij në kombëtaren U-19 . Në vitin 2015, kur kuotohej me 75 mijë euro, ai debutoi me fanelën e ‘zikaltërve’.

Assane që ka luajtur për Interin 11 ndeshje të Serisë A, duke përfshirë edhe një derbi më 19 prill 2015 (0-0 kundër AC Milan), tani rrezikohet të dëbohet nga Italia. 

Gazeta “Piacenza Libertà” raporton në faqen e saj të parë historinë e Assane Gnoukouri, një mesfushor i talentuar 27-vjeçar nga Fildishi i afruar nga Roberto Mancini te Inter.

Në vitin 2017, futbollistit iu desh të ndalonte së luajturi për shkak të një problemi në zemër dhe më pas përfundoi duke u përfshirë në një hetim nga prokuroria e Parmës, e cila sqaroi se identiteti i tij i vërtetë është ai i Alassane Traoré.

Avokatja e tij, Michela Cucchetti, nisi procedurat për të kërkuar një vend si azilant në gadishull, pasi rreziku për t'u ekstraduar nga Italia po rritet.

Assane Gnoukouri, ose Alassane Traore me emrin e tij të vërtetë, shënoi vetëm një gol për Interin , para se t’i jeëte lamtumirën futbollit në vitin 2017. Në Serie A, futbollisti afrikan rregjistroi vetëm 360 minuta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll