Sport

Lampard i befasuar: “Nuk e prisja një ndryshim të shpejtë nën Pochettinon”

Ish-trajneri i fundit pranoi se priste që rezultatet e luhatshme të “bluve” të vazhdonin.

3 Tetor 2023, 16:54 Nga DOSJA
Lampard i befasuar: “Nuk e prisja një ndryshim të shpejtë

ANGLI - Ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka komentuar gjendjen aktuale të klubit londinez.

Mesfushori ikonë nga e kaluara e afërt e “Bluve” pranoi se nuk ishte i befasuar nga performanca e dobët e skuadrës që tani drejtohet nga Mauricio Pochettino.

“Nuk jam aspak i befasuar nga kjo. Këtë e kam përjetuar nga dora e parë gjatë fushatës së fundit. Këtë e panë edhe disa nga trajnerët më të mirë. Aty pashë shumë probleme dhe kjo ishte për shkak të rezultateve”,- ka thënë Lampard, cituar nga “Sky Sports”.

Gjatë fushatës së kaluar, “Blutë” u drejtuan nga Thomas Tuchel, Graham Potter dhe Frank Lampard, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Chelsea.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të kishte një kthesë të shpejtë nën drejtimin e Pochettinos”, shtoi Lampard.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll