Politike

“Shullazi mori zvarrë Vasilika Hysin dhe Besnik Baren!”/ Ish-drejtori i Policisë-Ramës: Harrove të thoshe që u arrestua

25 Tetor 2019, 07:06 Nga DOSJA
“Shullazi mori zvarrë Vasilika Hysin dhe Besnik Baren!”/

Tiranë- Një deklaratë të fortë bëri dje, kryeminsitri Edi Rama në lidhje me Emiljano Shullazin. Në emisonin “Opinion”  Rama tha se Emiljano Shullazi, që aktualisht ndodhet në burg ka shkuar në fushatën e tij elektorale për kryetarbashkie dhe ka marrë zvarrë çfarë ka gjetur aty.

“Jo jo s’mund të jetë kështu. Ky njeri….sepse unë e kam zët të flas me emra….ky njeri ka ardhur me eskortë i mbështetur nga Policia e Shtetit në fushatën time për kryetar bashkie dhe ka marrë zvarrë Besnik Baren dhe Vasilika Hysin dhe nja 100 veta që ishin aty në mbledhje…. Dhe ka thyer çfarë i ka dashur qejfi…! Ku është ky? Në burg…jo vetëm në burg por në vigjilje të një procesi që ka filluar të implementohet në sistemin e burgjeve. Është procesi i izolimit të plotë.”, u shpreh Rama.

Pas deklaratës së kryeministrit Rama ka reaguar ish drejtori i policisë i Tiranës,Sajmir Muçaj   i cili ka thënë se kryeministri harron të përmendë se Shullazi në atë kohë është arrestuar menjëherë dhe është liruar vetëm pas zgjedhjeve.

“Mesazh nga ish drejtori i policisë së Tiranës: Në kohën që Shullazi i prishi mitingun Vasilika Hysit dhe Besnik Bares në 2011, harroi të thoshte zoti Rama që policia e arrestoi vetëm se preku një mikrofon dhe nuk doli nga qeli deri pas zgjedhjeve, për prishje të mitingut, pra është arrestuar nga policia atëherë meqë folët për shoqërimin për eskortë. “, është shprehur Blendi Fevziu teksa ka lexuar mesazhin e ardhur.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama emiljano shullazi edi rama emiljano shullazi

Sondazh

Poll