Sport

Sandro Rosell: “Jemi akuzuar për vrasje, por nuk dihet ku është trupi i të vrarit”

Ish-presidenti i Barcelonës ka folur në programin Rac1 'Tu Diràs'.

3 Tetor 2023, 11:30 Nga DOSJA
Sandro Rosell: “Jemi akuzuar për vrasje, por nuk dihet ku

SPANJE - Sandro Rosell, në emisionin 'Tu Diràs' në Rac1, ka analizuar situatën në lidhje me 'rastin Negreira'. Fjalët e fundit të Laportës nuk i pëlqyen Rosell-it, prandaj ish-presidenti tregoi se “më ka telefonuar dje, por nuk doja ta merrja, sepse në atë kohë isha shumë i inatosur dhe nuk ishte koha për të marrë një telefonatë të tillë.

Lidhur me rastin, ai tha: "Ne kishim në ekip një Messi, një Busquets, një Alba, një Iniesta, që nuk kishin nevojë për gjyqtarë. RFEF thotë se nuk kishte asnjë ndikim te gjyqtarët. Ne jemi të akuzuar për vrasje, por nuk dihet se ku është trupi, apo personi i vrarë”.

Për sa i përket përkufizimit të 'ryshfetit' të deklaruar nga Garda Civile së fundmi, Rosell ishte i qartë: "Ryshfeti është fantazi. Ata thjeshtë i kanë shtrembëruar faktet, sepse pas hetimeve, nuk kanë gjetur asgjë që nuk e bënte Messin, lojtarët dhe trajnerët, të fitonin ndeshjet.

Kanë kërkuar një mënyrë për të akuzuar pa pasur nevojë për prova. E kam vuajtur edhe në raste të tjera. Më trego një ndeshje ku na ka ndihmuar arbitri. Mund të tregoj shumë se ku nuk na ka ndihmuar. Kemi humbur La Liga në ndeshja e fundit, për shkak të një gabimi të njohur nga arbitri."

Duke folur më qartë, ai shpjegoi: “Kam qenë në dijeni që kishim një person që bënte raporte, pagesat dhe shifrat i mora vesh tani kur doli rasti. Janë pagesa që ishin nën atë që miratonte bordi, që ishin nga 100 mijë euro në muaj dhe këto ishin 40 mijë. Nuk e di kush e nënshkroi, sepse ishte një furnizues historic, që kaloi mes presidentëve si qindra furnitorë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll