Sport

Miliarderi Jim Ratcliffe, i kënaqur edhe si aksioner në minorancë i Manchester United...

Pas disa muaj negociatash, Jim Ratcliffe, pronari miliarder i Ineos dhe OGC Nice, do të ishte i kënaqur edhe me blerjen e vetëm një pjese të vogël të aksioneve të Manchester United sipas “Skysports”.

3 Tetor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Miliarderi Jim Ratcliffe, i kënaqur edhe si aksioner në minorancë

ANGLI - Sipas “SkySports”, Jim Ratcliffe, shefi miliarder i Ineos dhe pronar i OGC Nice, po mendon të blejë një pjesë pakicë të aksioneve të klubit të Manchester United, në vend që të kërkojë kontroll të plotë. 

Negociatat kanë vazhduar prej dhjetë muajsh, ndërkohë që Ratcliffe fillimisht donte të blinte aksionet e familjes amerikane, e cila zotëron 69% të klubit.

Sipas mediave britanike, shefi i Ineos i ofroi familjes Glazer që të blinte vetëm 25% të aksioneve të klubit, që është ekuivalente me 1.5 miliardë sterlina (1.7 miliardë euro). 

Nëse marrëveshja përfundon, Glazers mund të ruajnë kontrollin e klubit, të cilin e drejtojnë që në 2005.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll