Sport

Sauditët e Al Ittihad refuzojnë të luajë në Iran për shkak të një statuje… Politika zbret në fushën e futbollit

Federate iraniane njoftoi se ndeshja është anuluar “për rrethana të paparashikuara”.

3 Tetor 2023, 09:30 Nga DOSJA

IRAN - Dje ishte planifikuar për t'u luajtur ndeshja e Ligës së Kampionëve të AFC, mes iranianëve të Sepahan dhe sauditëve Al Ittihad. 

Ajo nuk u zhvillua për shkak të protestës së mysafirëve, të cilët refuzuan të dilnin në fushë, nëse nuk hiqej një statuje e instaluar në anën e fushës, që përfaqësonte Qassem Soleimani, një gjeneral iranian, i cili vdiq në vitin 2020 në Irak, pas një sulmi të urdhëruar me dron nga Shtetet e Bashkuara.

Një situatë paradoksale, duke pasur parasysh se 60 mijë shikues kishin mbushur tribunat e stadiumit “Naghsh-e-Jahan” në Isfahan. Sauditët kërkuan heqjen e statujës, kërkesë kjo që nuk u plotësua. Duke marrë parasysh situatën, federate iraniane njoftoi se ndeshja është anuluar “për rrethana të paparashikuara”. 

Sauditët e Al Ittihad refuzojnë të luajë në Iran

Institucioni më i lartë i futbollit aziatik thotë: "Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e lojtarëve, zyrtarëve të ndeshjes, shikuesve dhe të gjithë palëve të interesuara. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet kompetente."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll