Sport

Mungon goleadori Patrik Schick, Çekia zyrtarizon listën e futbollistëve të grumbulluar për përballjen ndaj Shqipërisë…

Çekët fillimisht do të jenë mysafirë në Tiranë më 12 tetor, ndërkohë që do të përballen me Ishujt Faroe 3 ditë më vonë.

3 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Mungon goleadori Patrik Schick, Çekia zyrtarizon listën e

ÇEKI - Kombëtarja çeke, e drejtuar nga trajneri Jaroslav Silhavy, ka zyrtarizuar mbrëmjen e së hënës lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e ardhshme ndaj Shqipëri dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.

Çekët fillimisht do të jenë mysafirë në Tiranë më 12 tetor, ndërkohë që do të përballen me Ishujt Faroe 3 ditë më vonë. 

Në listën futbollistëve të grumbulluar, bie në sy mungesa e yllit të sulmit, goleadorit Patrik Schick. Lojtari i Bayer Leverkusen është i dëmtuar dhe nuk ka arritur të rikuperohet ende.  

Ja dhe lista e kombëtares së Çekisë:  

Portierë: Ondřej Kolář (SK Slavia Prague), Tomáš Koubek (FC Augsburg), Matěj Kovář (Bayer 04 Leverkusen), Matouš Trmal (FK Mladá Boleslav). 

Mbrojtës: Martin Frýdek (FC Luzern), Robin Hranáč (FC Viktoria Plzeň), Jakub Jugas (Cracovia), Aleš Matějů (Palermo FC), Lukáš Masopust (SK Slavia Prague), Filip Panák (AC Sparta Prague), Tomáš Vlček (SK Slavia Prague), Tomáš Wiesner (AC Sparta Prague), Jaroslav Zelený (AC Sparta Prague), David Zima (FC Torino). 

Mesfushorë: Pavel Bucha (FC Viktoria Plzeň), Lukáš Kalvach (FC Viktoria Plzeň), Jakub Pešek (AC Sparta Prague), Pavel Šulc (FC Viktoria Plzeň). 

Sulmues: Tomáš Chorý (FC Viktoria Plzeň), Vasil Kušej (FK Mladá Boleslav), Jan Matoušek (Bohemians Praha 1905), Tomáš Pekhart (Legia Varshavë). 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll