Politike

Tritan Shehu: Universitetet shqiptare po ngelin bosh, janë në gjendje të mjerueshme

Shehu u shpreh se këto institucione të dijes po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre. Shehu u shpreh se këto institucione të dijes po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre.

2 Tetor 2023, 21:05 Nga I.A
Tritan Shehu: Universitetet shqiptare po ngelin bosh, janë në gjendje
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka ngritur një shqetësim për mungesën e studentëve në fakultete. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Shehu u shpreh se këto institucione të dijes po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre.

“Po dëmtohen dhe po boshatiset institucionet e së ardhmes. Universitetet shqiptare po ngelin bosh çdo ditë e më tepër. Po mbyllen çdo ditë dhe po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre. Këtë po e pësojnë veçanërisht universitetet periferike. Universiteti i Gjirokastrës i ka dhënë atij qyteti aq shumë dije, rrezikon të mbyllet. Jo vetëm ai, por shumë universitete të tjera po pësojnë të njëjtin fat. Tragjedi e vërtetë. Kjo lidhet padyshim me probleme që janë të mëdhaja, ekonomike, sociale, politike, por edhe me politikat universitare”, u shpreh ai.

tritan shehu seance plenare 2 tetor 2023

Sondazh

Poll