Politike

Dështimi i negociatave/ Rama zbardh telefonatën 45 minutëshe me Merkel-in: Folëm për riparimin e ‘gabimit’ të BE-së

24 Tetor 2019, 20:25 Nga DOSJA
Dështimi i negociatave/ Rama zbardh telefonatën 45 minutëshe me

Këtë të enjte në emisionin Opinion, shefi i qeverisë tregoi disa detaje.

Edi Rama: Më mori kancelarja sot në telefon, nuk e morra unë. Kam telefonata me të gjithë…

Blendi Fevziu: Nuk kishte punë tjetër ajo sot, të rrijë 45 minuta në telefon?

Edi Rama: Nëse ti do të më fyesh, të thuash që ajo nuk kish punë tjetër, i bie që unë s’kam punë tjetër e të flas më ty… Dhe për çfarë flet, flet për si ndodhi, pse ndodhi dhe çfarë duhet të bëjmë bashkërisht që kjo që ndodhi të riparohet duke bërë gjënë e duhur. Sipas kancelares duhen hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja e Gjermanisë merr ne telefon sepse është një person që është shumë i përfshirë në këtë proces. Si e shpjegon këtë që Gjermani e angazhuar, e rakorduar me ne për të ndërtuar një proces komunikimi me vendet që janë skeptike.

Marrë nga Opinion.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkle dështojnë negociatat me be-në edi rama angela merkle dështojnë negociatat me be-në edi rama

Sondazh

Poll