Politike

Rama dhe Plenkoviç në Kroaci: Sulmi në veri nga Beogradi nuk mund të mbetet pa përgjigje

Ndërkohë kryeministri kroat Plenkoviç theksoi se vendimi i Beogradit në ditën e zisë "pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur".

2 Tetor 2023, 14:49 Nga f.i
Rama dhe Plenkoviç në Kroaci: Sulmi në veri nga Beogradi nuk
Edi Rama

KROACI- Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dënuan ashpër dhunën e njësive paraushtarake serbe në veri të Kosovës, si dhe “heroizimin” e tyre nga Beogradi, duke kërkuar nga BE dhe Perëndimi të marrin masa kundër Serbisë. Rama në një konferencë për mediat tha se agresioni i forcave paramilitare është po aq shqetësues sa edhe reagimi i Beogradit.

“Kemi një krim, vrasjen e një punonjësi policie dhe kemi heroizimin e atyre që e kanë kryer”, tha kryeministri shqiptar, duke theksuar se kjo nuk duhet të jetë e pranueshme në Europë.

Ndërkohë kryeministri kroat Plenkoviç theksoi se këto lëvizje "nuk mund të mbeten pa përgjigje" dhe se vendimi i Beogradit në ditën e zisë "pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur".

edi rama

Sondazh

Poll