Politike

"LIGJET"/ Deputët e PD për Ilir Beqajn: Nën hetim për vjedhje, vjen pa pikë turpi duke mbrojtur sërish miliona euro

Deputetët e Partisë Demokratike, kanë shpërthyer kundër Koordiantorit Kombëtar Ilir Beqaj, i cili po mbronte projektligjin. Ilir Beqaj, i përfolur në dosjen e korrupsionit me tenderat në Shëndetësi, është koordinatori kombëtar i fondeve IPA, dhe ky fakt është kundërshtuar fort nga opozita, e cila e ka cilësuar si presion që i bëhet drejtësisë.

2 Tetor 2023, 14:33 Nga r.ll
"LIGJET"/ Deputët e PD për Ilir Beqajn: Nën hetim
foto ilustruese

TIRANË- Në seancën e sotme në Komisionin e Ligjeve ësht diskutuar marrëveshja me Bashkimin Europian, në lidhje me programin vjetor IPA.

Deputetët e Partisë Demokratike, kanë shpërthyer kundër Koordiantorit Kombëtar Ilir Beqaj, i cili po mbronte projektligjin. Ilir Beqaj, i përfolur në dosjen e korrupsionit me tenderat në Shëndetësi, është koordinatori kombëtar i fondeve IPA, dhe ky fakt është kundërshtuar fort nga opozita, e cila e ka cilësuar si presion që i bëhet drejtësisë.

“SPAK është plot me ministra, zëvendësministra, me deputetë, me Sekretarë të Përgjithshëm. Sërish ju bëni karshillëk, sillni këtu vjedhjen e radhës. Shantazhonte bizneset me 1 mln lekë gjobë ose mbyllje aktiviteti në këmbim të 500 mijë lekëve, SPAK çon në GJKKO inspektorin e ISHSH në Tiranë. Fondet e BE-së për bujqësinë sot po hetohen në SPAK. Të gjithë deputetët e mazhorancës kanë përfituar nga ato fonde. Turp.”, u shpreh ligjvënësja demokrate, Dhurata Çupi. Në të njëjtën mendim ishte edhe deputeti Asllan Dogjani.

“Është sfidë morale dhe presion që i bëhet SPAK-ut, fakti që Ilir Beqja vjen dhe mbron këtu një nisëm të Bashkimit Europain. Ilir Beqja është në SPAK për korrupsion.”, u shpreh Dogjani. Ndërsa deputeti Sajmir Korreshi, në formë proteste braktisi mbledhjen e komsionit.

ilir beqaj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll