Sport

Presidenti i Barcelonës SPIUN! Zbulohet ana e errët e Joan Laportës, informacionet e tij e çuan Sandro Rosell në burg...

Ish-komisioneri zbuloi në një intervistë me Jordi Basté në 'El Món a RAC1' se si ata mblodhën informacionin nga Laporta dhe njerëz të afërm të Rosell, që e çoi ish-presidentin në 22 muaj burg, për t'u shpallur i pafajshëm në gjyqin e mëpasshëm.

2 Tetor 2023, 11:18 Nga DOSJA
Presidenti i Barcelonës SPIUN! Zbulohet ana e errët e Joan

SPANJE - Ish-komisioneri José Manuel Villarejo mori pjesë ballë për ballë me Artur Mas në programin 'El Món a RAC1', me Jordi Basté përkrah tyre, ku zbuloi disa aspekte ende të panjohura.  Në njërën prej tyre, në lidhje me FC Barcelona, ​​ai foli për ndalimin e ish-presidentit Sandro Rosell për t'u shpallur më vonë i pafajshëm. 

Villarejo tha, se në lidhje me  Rosellin "megjithëse ai nuk është politikan, ka tre lloje armiqsh: të furishëm, gjakatarë dhe partnerë", duke shpjeguar se "në rastin e tij ishte  Laporta, ai që na dha informacione për Sandro Rosell”. 

Villarejo shtoi në lidhje me këtë, se ishin "njerëzit përreth presidentit, ata që e kishin shkarkuar atë," që zbuluan informacione për Rosell. "Ishte dhe një person që ju e mbrojtët shumë, një farë Martorell, (Xavier), i cili ishte përgjegjës për sigurinë e Barçës dhe një partner në një zyrë detektivi, që vazhdon të punojë me CNI," vuri në dukje ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll