Sport

E VEÇANTE! Roma-Frosinone, gjyqtarin Marchetti e zë ngërçi, lojtari e ndihmon…

Fillimisht atë e ndihmoi mesfushori francez dhe më pas në fushë hyri stafi mjekësor i Romës për t’i dhënë ndihmën e rastit…

2 Tetor 2023, 08:30 Nga DOSJA

ITALI - Situatë e veçantë në minutën e 87-të në ndeshjen Roma-Frosinone: arbitri Marchetti, pas një përplasjeje të rastësishme me Aouarin, rrëzohet dhe mbeti në tokë, duke u ankuar për dhimbje të forta në pulpën e djathtë. 

E kishte kapur ngërçi… Fillimisht atë e ndihmoi mesfushori francez i verdhekuqve dhe më pas në fushë hyri stafi mjekësor i Romës, për t’i dhënë ndihmën e rastit me ushtrime streçingu dhe masazhe. Pas disa minutash, gjyqtari Marchetti u rikthye në fushë dhe ai mundi ta përfundonte ndeshjen.

E VEÇANTE! Roma-Frosinone, gjyqtarin Marchetti e zë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll