Sport

Alaba nuk udhëton për në Napoli, Ancelotti thërret një lojtar nga të rinjtë e Realit...

Trajneri i Real Madrid përzgjedh 21 lojtarë për ndeshjen e së martës në Champions League

2 Tetor 2023, 06:43 Nga DOSJA
Alaba nuk udhëton për në Napoli, Ancelotti thërret një

SPANJE - Real Madridi ka publikuar listën e të thirrurve, që do të udhëtojnë sot drejt Napolit.  Austriaku Alaba nuk është stërvitur me shokët e tjerë të skuadrës dhe nuk është futur as në listë, kështu që trajneri ka mbetur vetëm me dy qendërmbrojtësit, Nacho dhe Rüdiger, për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve nesër.

Për këtë arsye, trajneri italian ka thirrur edhe qendërmbrojtësin e të rinjve Álvaro Carrillo, i cili është një element kyç dhe një lider në skuadrën e Raulit. Ancelotti e kishte thirrur atë edhe për ndeshjen e së shtunës në Girona, pasi aty nuk ishte as austriaku, i cili do të përpiqet të jetë gati për ndeshjen kundër Osasuna të shtunën.

Courtois dhe Militao janë mungesat e gjata të Real Madridit pa harruar mungesën e Güller-it, i cili ka rikthyer dhe do të mungojë edhe për tre javë të tjera. Ja lista e lojtarëve të përzgjedhur nga Ancelotti:

Portierë: Lunin, Kepa dhe Cañizares.

Mbrojtës: Carvajal, Nacho, Lucas Vázquez, Fran García, Rüdiger, Mendy dhe Carrillo.

Mesfushorët: Bellingham, Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Tchouameni dhe Ceballos.

Sulmues: Vinicius, Rodrygo, Joselu dhe Brahim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll