Sport

Pep Guardiola: “Dua ta kontrolloj veten, por nuk e di nëse do të jem në gjendje”...

Trajneri i Manchester Cityt pohon se do të donte të përmbahej me protestat e tij ndaj gjyqtarëve, kjo është arsyeja pse ai shpesh përfundon në tribuna.

2 Tetor 2023, 10:50 Nga DOSJA
Pep Guardiola: “Dua ta kontrolloj veten, por nuk e di nëse do të

ANGLI - Pep Guardiola duhej ta shikonte humbjen e Manchester Cityt kundër Wolverhampton të shtunën nga tribuna. Dhe, tashmë me tre kartonë të verdhë, trajnerët janë sanksionuar me një ndeshje, me tetë pezullohesh për dy ndeshje. 

"Kur isha lojtar te Barcelona, isha lojtari më pak fizik i të gjitha kohërave, por ndoshta isha një nga më të kujdesshmit, flas gjithmonë me gjyqtarët. Tani si trajner më ndodh e njëjta gjë. Unë them diçka, nëse mendoj se është një padrejtësi apo diçka që nuk më pëlqen... por duhet ta kontrolloj veten”,- thotë ai.

Trajneri katalanas shpreson ta arrijë, por nuk premton asgjë. “Në tribuna është e pamundur që të më japin karton të verdhë, isha aq i relaksuar, sa thjesht analizoj atë që po ndodh. Por në fushë, kur sheh disa gjëra që nuk të pëlqejnë, më duhet ta them. Do të doja të mos merrja kartona, do të doja të kontrolloja veten, do të përpiqem ta bëj këtë, por nuk mund t'ju garantoj 100% se do ta arrij”. 

Guardiola, i cili e ndoqi ndeshjen në tribuna me Txiki Begiristain dhe Manel Estiarte, pranon se ajo që i pëlqen është "të jetë me lojtarët poshtë, aroma e barit. Txiki dhe Manel ishin shumë miqësorë, por unë preferoj të jem atje poshtë. Kjo është pse "Nuk duhet ta bëj më. Herën tjetër do të jetë pezullim me dy ndeshje." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll