Sport

Befason tenistja më e mirë në Botë, Serena Williams: "Jam dëshmitare e Jehovait, nuk e festoj ditëlindjen e vajzës!"

Serena Williams një herë zbuloi se nuk e feston ditëlindjen e vajzës së saj për shkak të fesë.

1 Tetor 2023, 21:17 Nga DOSJA

Befason tenistja më e mirë në Botë, Serena Williams:

SHBA - Serena Williams (42) është një nga tenistet më të mira të të gjitha kohërave, ajo ka fituar 23 tituj Grand Slam në karrierën e saj, një më pak se Novak Gjokovic. Shumë e dinë për suksesin e saj në fushë, por ajo që shumë nuk e dinin është se ajo është një dëshmitare e Jehovait.

Është pikërisht kjo arsyeja që ajo nuk feston ditëlindjen e vajzës së saj Olimpia. "Për mua është e rëndësishme që unë jam Dëshmitare e Jehovait. Prandaj ne nuk festojmë ditëlindjet e saj, kjo nuk është bërë ," - shpjegoi Serena në një rast. Më saktësisht, në një konferencë për media teksa ishte ende një teniste aktive. Më pas ajo ka habitur të gjithë gazetarët dhe shumë njerëz në mbarë botën.

Ajo ka përmendur edhe bashkëshortin e saj, Alexis Ohanian, me të cilin është e martuar që nga viti 2017. "Alexis nuk shkoi në asnjë kishë kur u rritur. Ai kupton gjithçka, ai vendos nevojat e mia në radhë të parë", - tha Serena Williams. Meqë ra fjala, ajo së fundmi u bë nënë për herë të dytë , pasi lindi një vajzë e quajtur Adira.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll