Sport

Arbitrja Priscila Pérez u kërcënua me armë në Premierligë, por FMF-ja i kërkoi të heshte

Sipas ish-arbitrit, Francisco Chacón, FMF-ja e shpërbleu gjyqtaren me një ndeshje në Liga MX në mënyrë që ajo të mos raportonte se çfarë i ndodhi.

2 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Arbitrja Priscila Pérez u kërcënua me armë në

MEKSIKE - Nëpërmjet rrjeteve sociale, ish-arbitëri Francisco Chacón, zbuloi se gjyqtarja Priscila Pérez është kërcënuar me armë nga presidenti i një klubi të Premier League.

Gjyqtarja e raportoi incidentin në Federatën Meksikane të Futbollit, por aty i kërkuan asaj që të mos përmendte asgjë në dokumentin e arbitrit. Ata madje e 'shpërblyen' atë edhe me një ndeshje tjetër të Liga MX, sipas Chacón.

Kjo ndodhi më 10 shtator, kur përfundoi ndeshja mes Zitácuaro dhe Pachuca të Serisë B të Premier League. Presidenti i klubit Michoacan shkoi të ankohej te arbitri me armë.

Ishte një moment rreziku, ishte një çështje serioze, por nuk pati sanksione për menaxherin apo klubin, pasi nuk u raportua asgjë.

“Arbitra Priscila Pérez u kërcënua me armë në Zitácuaro nga presidenti i ekipit të Michoaca, arbitrja foli me Federatën Meksikane të Futbollit për të raportuar incidentin dhe ata i thanë asaj të mos bënte asnjë raport, në këmbim të një ndeshjeje në Liga MX, 7 ditë më vonë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll