Sport

Trajneri Sarri i tërbuar me UEFA-n, FIFA-n dhe Serinë A: “Kalendar i çmendur, po i hedhin këta 'fëmijë' në thertore”...

Maurizio Sarri qëlloi në të gjitha drejtimet, pas humbjes së Lazios nga AC Milan, duke fajësuar UEFA-n, FIFA-n dhe Serinë A për orarin stresues.

1 Tetor 2023, 20:13 Nga DOSJA
Trajneri Sarri i tërbuar me UEFA-n, FIFA-n dhe Serinë A:

ITALI - AC Milan e bëri detyrën kundër Lazios të shtunën (30/9) dhe me fitoren 2-0 në “Giuseppe Meazza”, u sigurua që në fund të ndeshjes së 7-të të mos ketë asnjë ekip me më shumë pikë në Serie A.

Pas humbjes së skuadrës së tij, Maurizio Sarri akuzoi në të gjitha drejtimet, duke fajësuar UEFA-n , FIFA-n dhe Federatën Italiane për oraret e ndeshjeve. Madje, ai përdori fjalën “thertore” për të theksuar efektet te futbollistët prej ndeshjeve të vazhdueshme.

“Duhej të bënim ndryshime për shkak të këtij kalendari të çmendur. Unë jam absolutisht i zemëruar me UEFA-n, FIFA-n dhe Serinë A, dhe të gjitha konfederatat që e kanë bërë këtë.

Këta fëmijë po i hedhin në “thertore” dhe askush nuk bën asgjë. Kështu është tani futbolli, fiton para dhe largohesh. Por paratë nuk arrijnë në Serinë C, ku nuk mbijeton si futbollist profesionist. Paratë investohen në 40 apo 50 lojtarë”,- tha qartë i irrituar trajneri italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll