Sport

VIDEO / Portieri mbrëmë në ndeshjen e Ajax-it ishte me fat, shpëtoi, por disa kolegë të tij humbën jetën!

Wassen u përplas me Brian Brobie, por me ndërhyrjen e shpejtë të ekipit mjekësor u dërgua në spital, pati fat dhe tashmë është në gjendje të stabël. Holandezi mbijetoi, por disa nga kolegët e tij në të kaluarën jo, ka patur portierë që vdiqën pas incidenteve në fushë.

1 Tetor 2023, 18:59 Nga DOSJA
VIDEO / Portieri mbrëmë në ndeshjen e Ajax-it ishte me fat,

HOLLANDE - Skena horror në të cilën portieri i RKC-së, Etienne Wassen qëndron i shtrirë në ndeshjen kundër Ajax-it, ka bërë xhiron e botës.

Wassen u përplas me Brian Brobie, por me ndërhyrjen e shpejtë të ekipit mjekësor u dërgua në spital, pati fat dhe tashmë është në gjendje të stabël. Holandezi mbijetoi, por disa nga kolegët e tij në të kaluarën jo, ka patur  portierë që vdiqën pas incidenteve në fushë.

Më 5 shtator 1931, portieri skocez John Thomson u vra në derbin e madh të Glasgow midis Celtic dhe Rangers.

Thomson u përplas me një lojtar kundërshtar dhe mbeti i shtrirë në bar, iu dha ndihmë, por nuk kishte asnjë mënyrë për ta shpëtuar. Skocezi u nda nga jeta para më shumë se 40 mijë shikuesve dhe në këtë mënyrë hyri në histori dhe tifozët e të dy klubeve ende e mbajnë mend.

Gjashtë vite më parë na erdhi një lajm tragjik edhe nga Indonezia, kur portieri i Perselës, Koirul Huda, pas një përplasjeje me shokun e tij mbeti i shtrirë në bar dhe pak më vonë ndërroi jetë në spital. Videoja shqetësuese bëri xhiron e botës dhe portieri, i cili në momentin e tragjedisë ishte 38 vjeç, nuk mundi të shpëtonte.

E fundit në një seri tragjedish të mëdha ndodhi këtë vit në Belgjikë. Arne Espel, portieri i ekipit të ligës së ulët Winkel Sport, vdiq në lojë pasi priti një penallti.

“Ai priti penalltinë, u përpoq të ngrihej shpejt për të kapur topin, por më pas u rrëzua. Tmerr – tha ndihmës trajneri i skuadrës Stefan Deverkin.

Për t'i bërë gjërat edhe më keq, vëllai më i vogël i Arne, Aaron (20), ishte rikthyer në ekip pas disa javësh jashtë prej dëmtimit dhe pa vdekjen e vëllait të tij nga stoli.

“Kjo është një fatkeqësi dhe një tronditje për të gjithë. Arne ka qenë në klub gjithë jetën e tij dhe është shumë i dashur. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, gjithmonë me humor të mirë dhe i gatshëm për të ndihmuar. Kjo është një goditje e rëndë, fillimisht për familjen e tij, pastaj për të gjithë klubin – tha Patrick Rotser, drejtor i Winkel.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll