Sport

BASTI/ Ai humbi 11 mijë euro, për shkak të gabimit trashanik të gjyqtarëve në Angli!...

“Dikush do të duhet të përgjigjet për këtë!”,- ka reaguar i zemëruar bastvënësi në rrjetet sociale, duke e bërë publike edhe biletën e bastit.

1 Tetor 2023, 19:55 Nga DOSJA
BASTI/ Ai humbi 11 mijë euro, për shkak të gabimit trashanik

ANGLI - Kjo ka ndodhur. Ndeshja e djeshme në Londër mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, që u mbyll 2-1, sot ishte në qendër të diskutimeve nga një gabim i madh i gjyqtarët, të cilën anuluan një gol të rregullt të Luis Diaz në pjesën e parë.

Në minutën e 34-të, kolumbiani i shpëtoi mbrojtjes dhe me një gjuajtje precize tundi rrjetën, por nga ky gol nuk u konsiderua i vlefshëm, pasi gjyqtari i ndikuar nga VAR, vendosi për një pozicion jashtë loje.

Mirëpo, një bastvënës nga Anglia, ka mbetur pa fituar një shumë prej 9.510 paundë (11 mijë euro), si pasojë e këtij gabimi. Edhe pse gabimi është pranuar edhe zyrtarisht nga Shoqata e Gjyqtarëve të Anglisë, personin që do ta kishte fituar bastin, askush nuk e kompenson…

Ai kishte parashikuar që Luis Diaz, Coady Gakpo dhe Heung Min Son, do të shënonin dhe se Destiny Udogie, Yves Bissouma dhe Mac Allister, do të merrnin kartonë të verdhë. Personi që kishte vënë bast i gjeti të gjitha, përveç të pares, që ia mohoi një gabim i gjyqtarit.

“Dikush do të duhet të përgjigjet për këtë!”,- ka reaguar i zemëruar bastvënësi në rrjetet sociale, duke e bërë publike edhe biletën e bastit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll