Sport

Muriqi ishte fantastik ndaj Vallecanos, shënon gol dhe shpallet më i miri!...

Sulmuesi i “dardanëve”, Vedat Muriqi ka shënuar gol në ndeshjen e Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos, që u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.

30 Shtator 2023, 21:19 Nga DOSJA
Muriqi ishte fantastik ndaj Vallecanos, shënon gol dhe shpallet më i

SPANJE - Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi që luan për Mallorcan, shënoi një gol të bukur në minutën e 44-të për të barazuar shifrat në 1-1 në sfidën ndaj Rayo Vallecanos.

Ai u vlerësua me notën 7.8 nga SofaScore, si edhe lojtari më i mirë në këtë ndeshje. Në total Muriqi kishte tetë gjuajtje, ndërsa kishte edhe një pasim kyç. Ai preku topin 37 herë, ndërsa kishte nëntë duele të fituar.

Ky ishte goli i katërt për Muriqin në këtë edicion të ri të La Ligas në elitën e futbollit spanjol, teksa kujtojmë që sezonin e kaluar ai kishte shënuar plot 15 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll