Aktualitet

Grabitet banesa e biznesmenit në Elbasan, autorët marrin 20 mln lekë

24 Tetor 2019, 18:21 Nga DOSJA
Grabitet banesa e biznesmenit në Elbasan, autorët marrin 20 mln

ELBASAN– Është grabitur banesa e një biznesmeni në Elbasan.

Burime nga policia bëjnë me dije për Dosja.al se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e biznesmenit mjaft me emër në këtë qytet, Lutfi Bici dhe kane vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasditen e të dielës që kaloi, më datë 20 tetor dhe është bërë publike vetëm sot.

Teksa në banesë, që ndodhet në lagjen “Skënderbej” nuk kishte asnjë njeri, hajdutët janë futur në shtëpinë e biznesmenit Bici që ka një ndërmarrje përpunimi druri dhe kanë vjedhur 20 mln lekë tqë vjetra.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan grabitet shtepia e biznesmenit lutfi bici lufti bici elbasan grabitet shtepia e biznesmenit lutfi bici lufti bici

Sondazh

Poll