Aktualitet

Frymëzuese/ Learti, 16-vjeçari shqiptar me Sindromën Down që punon farmacist, të ëmës i bëhet zemra mal (Video)

24 Tetor 2019, 18:05 Nga DOSJA
Frymëzuese/ Learti, 16-vjeçari shqiptar me Sindromën Down

TIRANË– Leart Gashi është një 16-vjeçar shqiptar, i cili ka filluar të punojë farmacist. Edhe pse vuan nga Sindroma Down, i riu shprehet mjaft entuziast për të mirat që i ka sjellë jetë, siç është edhe puna që po bën aktualisht.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga “RTV Dukagjini”, Learti nga qyteti i Ferizajt e bën punën e tij me mjaft dëshirë.

Unë e bëj punën me shumë qejf…kam vetëm një javë që kam filluar punë. Të gjitha janë mirë!”- thotë ai përpara kamerave.

Gjithashtu edhe kolegët e tij tregojnë se Learti është një koleg i pazëvendësueshëm. Ndërsa e ëma e 16-vjeçarit shprehet se i mbushet zemra teksa sheh që një kromozom më shumë nuk e pengon të birin të ndjekë ëndrrat e tij.

Jam shumë e kënaqur për punën që ka filluar Learti në farmaci. E falënderoj punëdhënësit për mundësinë që i ka dhënë,”- thotë nëna e Leartit, Ganimete Gashi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet leart gashi leart gashi punon farmacist leart gashi leart gashi punon farmacist

Sondazh

Poll