Sport

Presidenti Laporta “i harron” borxhet, ka shpenzuar 36 mln. euro për dëmshpërblime

Barça duhet të shtrëngojë rripin, për të shlyer dëmshpërblimet e viteve të fundit.

30 Shtator 2023, 11:22 Nga DOSJA
Presidenti Laporta “i harron” borxhet, ka shpenzuar 36 mln. euro

SPANJE - Kursimi ndonjëherë ka edhe pasoja. Që nga kalimi i Josep Bartomeu në krye të klubit dhe rikthimi i Joan Laporta, ka qenë koha për të kursyer para në Katalonjë. 

Në të vërtetë, presidenti i “Blaugranave” gjeti një klub me financa në një gjendje katastrofike, gjë që i shtyu drejtuesit të pranonin edhe largimin e Lionel Messit. 

Që atëherë, nëse Laporta ka mundur të aktivizojë "levat financiare" të famshme, për të lejuar skuadrën e tij të forcohet në dritaret e transferimeve, ai gjithashtu ka riparuar klubin, duke larguar nga lista e katalanasve, paga të mëdha si ajo e Gerard Pique, Sergio Busquets dhe madje edhe Jordi Alba.

Por këto largime, qofshin lojtarë, trajner (Ronald Koeman) apo brenda, patën një impakt të madh siç zbulon sot e përditshmja “Sport”. Kështu, shefit të FC Barcelonas, iu desh të shpenzonte jo më pak se... 36 milionë euro, për t'i dhënë fund këtyre kontratave të majme: 2.3 milionë euro në 2020-2021, 3.3 milionë në 2021-2022 për anëtarët e komitetit drejtues. 

Kësaj mund t'i shtojmë 14.1 milionë euro për largimet e lojtarëve të përmendur. Gazeta vlerëson se me shifrat për periudhën 2022-2023, të cilat ende nuk janë përfundimtare, shuma do të rritet në 36 milionë euro. Një shumë kolosale, e cila nuk do të mungojë t'i bëjë të flasin katalanasit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll