Sport

Pochettino kundër politikave të drejtuesve të klubit, argjentinasi e shikon shpëtimin e Chelsea te merkato e janarit…

Mauricio Pochettino duket se nuk është i kënaqur me merkaton verore të klubit të tij, i cili megjithatë shpenzoi afro 500 milionë euro.

30 Shtator 2023, 11:03 Nga DOSJA
Pochettino kundër politikave të drejtuesve të klubit,

ANGLI - Paraja nuk blen lumturinë apo suksesin! Këtë verë, Chelsea theu sërish bankën, duke rritur kartën e kreditit të pronarit të saj, amerikanit Todd Boehly. 

Në total, “blutë” shpenzuan afro 500 milionë euro për të bindur Moises Caicedo, Romeo Lavia, Christopher Nkunku, Cole Palmer, Axel Disasi dhe Nicolas Jackson që të vinin dhe të vendoseshin në kryeqytet. 

Por padyshim, këto investime masive nuk ishin të mjaftueshme për të përmbushur pritshmëritë e Mauricio Pochettino. Trajneri i ri shpjegoi këndvështrimin e tij për afatin kalimtar në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se do të kishte dashur të konsultohej më shumë për rekrutimet e ndryshme: "E mira është se marrëdhëniet janë shumë të mira me pronarët dhe drejtorët sportivë. Mendoj se, siç e kam thënë tashmë kur koha e transferimeve u mbyll, duhet të isha më i përfshirë, në çdo vendim.

Mendoj se duhet të fillojmë të identifikojmë që tani se çfarë na duhet për janarin. Tashmë po fillojmë të punojmë",- tha ai, duke sugjeruar se janë marrë disa vendime. pa u konsultuar domosdoshmërisht me të. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll